Kida në prehrin e “Justin Bieberit”

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 18:45 | Nga

Këngëtarja e talentuar Orhidea Latifi, e njohur me emrin e artit Kida, ka postuar një javë më parë në profilin e saj zyrtar në Instagram një foto intriguese të cilën fansat e saj e kanë pëlqyer pamasë.

19-vjeçarja e cila është e njohur dhe për stilin e saj, shfaqet shumë pranë një prej këngëtarëve më të rinj në treg. Ata mesa duket janë duke planifikuar një bashkëpunim. Projekti i tyre i ri do mbajë emrin “Nora”.

Endri është një djalosh i talentuar i cili sjell një frymë të huaj muzike sepse stili i tij i përngjan këngëtarëve të njohur botërorë si Justin Bieber apo Shawn Mendes.

Nuk dihet nëse afërsia e tyre do e kalojë rrugën profesionale dhe do kthehet në diçka më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme