Kida prezanton veturën e saj luksoze

Prishtinë | 05 Maj 2021 | 19:34 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo është në përfundim e sipër të projektit të saj më të ri muzikor, një këngë e cila do të vijë në bashkëpunim me reperin gjerman Samra.

Kida ndërkohë pak javë më parë përfundoi xhirimet e klipit në Dubai, teksa edhe shijoi disa ditë të mira pushimi.

Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja bukuroshe i prezantoi ndjekësit e saj në Instagram me një nga veturat e saj luksoze.

Të ngjashme