Kidda dhe Capital T arrijnë një milion klikime me këngën “Magji”

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Dy ditë ma parë artistët e njohur, Kidda dhe Capital T, bashkuan forcat e tyre.

Dyshja vendosën që të mahnitin fansat e tyre përmes këngës “Magji”, të cilën e lansuan edhe me klip.

Instrumentali i po të njëjtës i është besuar producentit Rzon Music, Pllumb dhe Makalo.

Me një ritëm veror dhe klip të realizuar në vende interesante, projekti tani ka arritur mbi një milion klikime në YouTube.

Këtë e ka bërë të ditur edhe artisti Kidda në një postim në rrjetin social Instagram, duke ndarë edhe prapaskenat e klipit.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se kënga së shpejti do të lansohet edhe në platformën Spotify. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme