Kidda dhe Dardan publikojnë këngën e shumëpritur “Pale”

Prishtinë | 13 Mar 2021 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

Ata janë dy rep-artistët e njohur shqiptar, që kanë arritur të kenë sukses të bollshëm në tregun muzikor.

Bëhet fjalë për Kidda dhe Dardan, të cilët tashmë kanë grumbulluar me mijëra fansa, të cilët i përkrahin në çdo hap.

Sidoqoftë kësaj, dyshja kanë vendosur që të bashkojnë forcat për të sjell një duet, për admiruesit e muzikës së tyre.

“Pale” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Marconimusiccopenhagen.

Tekstin e kanë shkruar vet artistët, kurse për pjesën vizuale është përkujdesur Valon Azizi (Cinegr8).

Theksojmë se që në minutat e parë të lansimit, “Pale” ka filluar të pëlqehet nga audienca e gjerë.

Të ngjashme