Kim Kardashian bëhet sërish bionde

Prishtinë | 20 Maj 2020 | 12:47 | Nga Ekonomia Online

Kimi i është kthyer sërish pamjes së mëparshme.

Kim Kardashian pëlqen të eksperimentojë shumë në dukje, ajo deri tani ka bërë shumë ndryshime në pamje.

Tash e një kohë, ylli televiziv ka preferuar që t’i mbajë flokët me ngjyrë të zezë, por së fundi ajo ndryshoi mendje dhe iu rikthye pamjes që kishte kohë më parë.

Kim ndau me ndjekësit një fotografi, në të cilën u shfaq me flokë të bardha, duke lënë të kuptohet se kjo është dukja e saj e re.

Kim Kardashian në këtë kohë pandemie po qëndron e mbyllur në shtëpi bashkë me partnerin e saj Kanye West dhe fëmijët. Ajo u përfol ditët e fundit për një krizë në lidhjen me reperin./ln

Të ngjashme