Kim Kardashian “bllokon” faqen e New York Timesit

Prishtinë | 20 Sht 2016 | 12:36 | Nga

Kim Kardashian gjithmonë bëhet pjesë e titujve kryesorë të medieve.

Mirëpo këtë radhë, femra më hot e planetit e ka arritur këtë në një mënyrë që nuk jemi mësuar deri më tani.

Kim ka zënë sot një faqe të plotë në prestigjiozen “The New York Times” përmes një shkrimi si kundërpërgjigje ndaj një shkrimi tjetër në “Wall Street Journal”, i cili mohon gjenocidin turk në Armeni, që është vendi prej nga e ka prejardhjen Kim.

Në këtë shkrim autorial të titulluar “Mohimi i gjenocidit nuk duhet lejuar”, Kim thotë se personi që ka shkruar në Wall Street Journal është i paguar nga një grup i quajtur Turkic Platform për të mohuar të dhënat e historianëve për numrin e armenëve të vrarë nga gjenocidi turk.

Turkia ende e mohon gjenocidin që ka bërë në Armeni gjatë të cilit, në prill të vitit 1915 ishin vrarë 1.5 milionë armenë.

Familja Kardashian të cilët vijnë pikërisht nga Armenia kanë bërë thirrje vazhdimisht që të pranohet gjenocidi që ka ndodhur në Armeni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme