Kim Kardashian feston statusin e miliarderes me disa shfaqje provokuese në bikini

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian u paraqit së fundmi me bikini gjatë pushimeve, në një postim festues në Instagram, pasi ajo u bë zyrtarisht një miliardere të martën.

Sipërmarrësja 40-vjeçare e biznesit kishte veshur bikini dy pjesëshe në vlerë 148 dollarë, ndërsa u fotografua gjatë një feste në plazh, të cilën po e shijon me motrat e saj dhe bashkëpunëtorët e ngushtë të familjes.

Duke ndjekur hapat e motrës së saj, Kylie Jenner, 23 vjeçe dhe ish-burrit, Kanye West, 43 vjeç, Kardashian është tani në listën e 2,674 miliarderëve të “Forbes”, shkruan DailyMail.

Nëna e katër fëmijëve: vajzave North, shtatë vjeçe, dhe Chicago, tri vjeçe, dhe djemve Saint, pesë vjeç, dhe Psalmin, një vjeç, – dukej më në formë se kurrë pasi ajo shpalosi rezultatet e dietës së saj vegane.

Rrobat e banjës, të cilat shiten veçmas me 79 dollarë për pjesën e sipërme dhe 69 dollarë për pjesën e poshtme në faqen e internetit të markës, shfaqën fizikun e famshëm të Kimit deri në përsosmëri, ndërsa ajo u ul në rërë në buzë të një oqeani në një vend të paditur.

Një tjetër fotografi e shfaq themeluesen e “SKIMS” të veshur me bikini ndërsa mbështetej në rërë pranë ish-ndihmëses dhe shoqes së saj, Stephanie Shepherd.

Që kur pandemia filloi në fillim të vitit 2020, klani Kardashian-Jenner kanë realizuar një varg udhëtimesh gjatë fundjavave në dukje të pafund dhe pushimeve luksoze ekzotike pa kursime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme