Kim Kardashian kujton viktimat e 11 shtatorit: Asnjëherë mos harroni

Prishtinë | 12 Sht 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian shpërndau një fotografi tjetër atraktive në Instagram të premten.

Ylli, e cila mbush 40 vjet muajin tjetër – dukej si një adoleshente ndërsa i kishte bërë flokët e saj gërsheta dhe kishte veshur një palë xhinse të lëkurës që tregonin trupin e saj, ndërsa qëndonte e mbështetur te një banak.

Në të njëjtën ditë, gruaja e Kanye Westit publikoi një shënim për të nderuar viktimat e 11 shtatorit, shkruan DailyMail.

“Mos harroni kurrë 11 shtatorin”, tha nëna e katër fëmijëve.

“Dërgojmë dashuri dhe dritë tek gjithësecili sot”, shtoi ajo.

Kto fjalë ajo i shkroi përkrah një imazhi ku shfaqte kullat binjake gjatë një dite me diell para se të shkatërroheshin në vitin 2001.

Qielli ishte i errët dhe kishte një pamje të ujit përpara tij, duke krijuar një fotografi madhështore, por të frikshme.

Ky postim i saj vjen pak kohë pas lajmeve bombastike se ajo dhe familja e saj kanë vendosur që ta përfundojnë serialin “Keeping Up With The Kardashians” në viti 2021.

Të ngjashme