Kim Kardashian merr vëmendjen me pozat e reja në bikini, të realizuara në plazhet e Malibusë

Prishtinë | 28 Gus 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian ishte përsëri në plazh të mërkurën, pak kohë pasi shijoi një pushim me familjar, në tentim për të shpëtuar martesën e saj me Kanye West.

Bukuroshja 39 vjeçare, dukej tejet tërheqëse teksa mori një sërë pozash në plazh, shkruan DailyMail.

Në vend që të shqetësohej për martesën e saj, Kim i dha vëmendjen e saj të plotë fotografive në Malibu, të cilat i realizoi shumë pak larg vendit ku ajo dhe motrat Khloe dhe Kourtney kanë xhiruar sezonin e ardhshëm të ‘Keeping Up With The Kardashians’ me nënën Kris.

Kim kishte veshur një palë bikini ngjyrë kafe, të cilat i dhanë një pamje shumë atraktive.

Ajo nuk po e fshihte figurën e saj por përkundrazi me krenari tregoi gjoksin e saj të plotë, belin e prerë dhe linjat.

Së pari bukuroshja zhyti gishtat e këmbëve në oqean, para se të ecte përsëri në plazh për të takuar fotografin e saj.

Atje, asaj iu dha një pije e ftohtë dhe duke e ditur se Kardashian nuk është përdouese e alkoolit, ngjyrosja me ngjyrë karameli bënte të mendohej se ishte çaj i akullt.

Kim u gjunjëzua në rërë duke mbajtur pijet e saj ndërsa paraqiti një vështrim të ndezur drejt kamerës.

Kim shquhet për paraqitje të tilla përmes së cilave arrin gjithnjë të pushtojë titujt e mediave ndërkombëtare.

Të ngjashme