Kim Kardashian mezi njihet në imazhet që publikoi para se të ishte e famshme

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 17:12 | Nga Ekonomia Online

Gjatë viteve të fundit, Kim Karashian është shndërruar në njërën prej figurave më me stil.

Por, ylli i Keeping Up With The Kardashians, para kohës të të qenurit e famshme, ka publikuar disa imazhe se si është dukur para famës, shkruan Daily Mail.

39-vjeçarja mezi është dalluar se është ajo, në disa prej veshjeve dhe dukjeve të cilat ka vendosur t’i ndajë me ndjekësit e saj.

Fotografitë e publikuara janë realizuar në një shtëpi modeste, ndërsa është shfaqur me paraqitje nga më të ndryshmet.

Ajo ka vendosur që të shfaqet pa makijazh, ndërsa flokët e saj ishin mëse të shpërqendruara, e në disa prej tyre ajo edhe i kishte bërë gërsheta.

Veshjet e ndryshme të saj dukeshin të stilit 2000 deri 2010, shumë larg prej atyre të cilat i përdor në ditët e sotme.

“Kështu, unë i organizova të gjitha këto fotografi gjatë izolimit, ndërsa gjeta disa fotografi të vjetra. Shumë shkëlqime në to. A i kujtoni ju të gjitha këto dukje të mia?”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Ndonëse ka ndryshuar ndër vite, por Kim Kardashian në kohët e sotme është bërë si inspirim për shumicën e të famshmëve në Hollywood dhe më tej. 

Të ngjashme