Kim Kardashian nevrikos të gjitha nënat me këtë foto

Prishtinë | 27 Qer 2017 | 17:01 | Nga

Kim Kardashian ndau me ndjekësit e saj një foto të djalit të vogël Saint West.

I vogli ishte ulur në një ndenjëse fëmijësh në ulësen e pasme të makinës. Çdo gjë duket mirë deri këtu, por e vërteta nuk është kështu.

Ligji i kalifornian kërkon që fëmijët nën dy vjeç të ulen në ulëse në krah të kundërt me drejtimin e rrugës. Pikërisht për këtë arsye, nënat ndjekëse të Kimit janë acaruar dhe kanë komentuar kundër veprimit të saj.

Prindërit janë të detyruar të përdorin ulëse me drejtim të kundërt nga rruga për fëmijët e tyre nën dy vjeç, me përjashtim të rasteve kur fëmija peshon mbi 18 kilogramë ose është më i gjatë se një metër. Sipas Daily Mail, Saint i plotëson të dyja këto kushte.

Pavarësisht kësaj, nënat në seksionin e komenteve janë nevrikosur me veprimin e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme