Kim Kardashian përlotet në emision

Prishtinë | 29 Pri 2017 | 13:57 | Nga

Kim Kardashian provoi se ka ndryshuar duke bërë debutimin e saj të parë televiziv që nga incidenti i tmerrshëm, në emisionin e Ellen DeGeneres.

Vjedhja e ndodhur më 3 tetor të 2016 ishte vjedhja më e madhe e bizhuterive në Francë që përfshinte një qytetar privat në më shumë se dy dekada.
Hajdutët vodhën një vlerë prej rreth 10 milionë dollarësh, duke përfshirë edhe unazën e saj të martesës prej 20 karatësh.

Me zërin që i dridhej Kim i tha Ellen: “E di që tingëllon si çmenduri, por e di se kjo ishte e destinuar të më ndodhte mua. Nuk dua të filloj të qaj, por pas kësaj që ndodhi ndihem një person kaq i ndryshëm”.

Motra e preferuar e Kardashianëve shpjegoi se asgjë nga ato që ajo tregon nuk është një sekret, sepse gjithsesi njerëzit i shohin pasuritë e saj gjatë spektaklit.

Bukuroshja brune u shfaq në emision pa asnjë stoli duke treguar se nuk dëshiron tashmë të tërheqë vëmendje me pasurinë e saj.
Gjatë diskutimit Kim u përlot sërish kur kujtoi momentet e incidentit dhe përmendi familjen e saj duke thënë :

”Kanë qenë 7 ose 8 minuta torturë kur mendova se do të më vrisnin dhe pa vetëdije stomaku zbrazet, është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj dot. Mendova vetëm për familjen time dhe thashë ‘të paktën fëmijët dhe burri im të jenë mirë’”.

Ndërsa Ellen dhe publiku i dhanë kurajë me duartrokitje, ajo tregoi se nuk mburret me pasurinë dhe rrobat e saj të shtrenjta në mediet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme