Kim Kardashian po planifikon festën e Shën Valentinit pa Kanye Westin

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian West thuhet se po planifikon një festë të Ditës së Shën Valentinit pa Kanye Westin, pak kohë pasi u pa të dilte në shëtitje pa unazën e saj të martesës.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” thuhet se ka shumë pak kontakte me burrin e saj muzikant, 43 vjeç dhe do të kalojë ditën e romancës me fëmijët e tyre, North, shtatë vjeçe, Saint, pesë vjeç, Chicago, tri vjeçe, Psalm, 21 muajsh, dhe familjen tjetër, shkruan DailyMail.

Një burim i brendshëm i tha Revistës People: “Kim po ndjehet shkëlqyeshëm Ajo ka planifikuar një festë të Ditës së Shën Valentinit me fëmijët dhe familjen e saj. Ajo pëlqen ta bëjë atë të veçantë për fëmijët”.

“Ajo nuk ka ndonjë kontakt me Kanyen. Është e qartë se ajo është përqendruar vetëm në të ardhmen”.

Kohët e fundit u pohua se Kanye është ‘më pak i entuziazmuar’ që divorci i tij me 40 vjeçaren, do të transmetohet në TV, përkatësisiht në serinë e fundit të “KUWTK” më 18 mars.

Kim thuhet se do të diskutojë në episodin e fundit të “KUWTK” për fundin e martesës.

Një burim i brendshëm i Page Six pretendoi se “Çifti Kardashian synojnë të dalin me një deklaratë të zhurmshme. Ata e kanë xhiruar Kimin duke diskutuar problemet e saj të martesës. Por të gjithë të përfshirë janë në një marrëveshje mos zbulimi, sepse episodet finale nuk do të shfaqen deri më vonë në 2021”.

Një burim i tha US Weekly muajin e kaluar: “Kanye West është më pak i entuziazmuar. Ajo do të vazhdojë të përqendrohet në perandorinë e saj të biznesit. Kim ka qenë në këshillime individuale dhe është në paqe me vendin ku po shkon jeta e saj”.

Një burim tha për seancat e tyre të këshillimit: “Divorci është diskutuar, por Kim dëshiron më shumë se gjithçka që marrëdhënia e tyre të funksionojë”.

“Nuk kishte ndonjë gjë specifike që ndodhi që i çoi ata në këtë pikë … Ata janë 100 për qind të lidhur kur bëhet fjalë për fëmijët”.

Sidoqoftë, një tjetër person i brendshëm këmbënguli se çifti thjesht po merren me ‘çështje të rregullta të marrëdhënies’.

Ata shtuan: “Janë thjesht çështje të rregullta marrëdhëniesh. Askush tjetër nuk është i përfshirë. Bisedimet për divorc kanë qenë dhe janë ndërprerë me ta që nga pranvera”.

Të ngjashme