Kim Kardashian thyen rekord, jo me zhveshje

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 09:08 | Nga

Ylli i Reality Show-t Kim Kardashian duket se ka intuitë të mirë në biznes. Duke nisur që nga viti 2014 deri në nëntor të atij viti, u raportua se kishte fituar 43 milionë dollarë nga loja e saj.

Të hënën e 8 gushtit Kim postoi në Snapchat pamje nga takimi i saj me shefin ekzekutiv e kompanisë Glu, Niccolo De Masi, i cili synon të godasë fuqishëm me këtë lojë.

Në një nga videot, Kim iu drejtua fansave të saj: “Hey djema, jam në një takim për Kim Kardashian Holliwood dhe jemi duke kontrolluar të gjitha veshjet funny”, përpara se ta kthente kamerën nga Niccolo.

Më pas ky i fundit tha: “Shumë urime Kim, ne kemi vendosur një rekord për lojën më impresionuese dhe më përfituese të të gjitha kohërave dhe që bazohet në një person të vetëm”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme