Kim Kardashian sërish i tmerron njerëzit, shfaqet komplet në të zeza në Met Gala 2021

Prishtinë | 14 Sht 2021 | 09:21 | Nga Ekonomia Online

Ajo është e njohur për pamjet e saj ekstravagante në Met Gala duke përfshirë veshjen e saj mahnitshme nga “Thierry Mugler” në vitin 2019.

Por Kim Kardashian befasoi shumë të hënën teksa shkoi për një pamje krejtësisht minimaliste të frymëzuar nga burri i saj i ndarë Kanye West në natën më të madhe të modës.

Miliarderja 40-vjeçare mbuloi plotësisht fytyrën e saj në një veshje “Balenciaga” tërësisht të zezë kokë e këmbë, përfshirë fytyrën, teksa mbërriti në Muzeun Metropolitan të Artit në New York të hënën.

Ndonëse u shfaq mbuluar plotësisht, Kim hargjoi orë të tëra në karrigen e makijazhit, me mikun e saj shqiptar Mario Dedivanovic, i cili u kujdes për tretmanin e saj.

Të ngjashme