Kim Kardashian tash e do burrin mjek ose avokat

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Kim Kardashian u shfaq në The Late Late Show me James dhe foli për disa tema që kanë ngjallur interesin e fansave.

Kim u pyet për jetën e saj të dashurisë pas lidhjes me Pete Davidson. Ajo tregoi se me kë mund të nisë një romancë më pas.

Për jetën e saj të dashurisë, Kim tha: “Nuk e kam menduar vërtet, sepse nuk po kërkoj një të dashur. Unë thjesht dua të qetësohem për një minutë. Mendoj se më duhet pak kohë për veten time dhe për t’u fokusuar, të mbaroj shkollën, gjithçka. Ndoshta mund të shkoj në një spital dhe të takoj një mjek ose një avokat. Unë mendoj se do të jetë, si, shkencëtar, neuroshkencëtar, biokimist, mjek, avokat. Kjo është ndoshta ajo që unë parashikoj në të ardhmen”, tha ajo, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme