Kim Kardashian vazhdon akoma ta përkrahë Kanye West përkundër ndarjes

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 16:25 | Nga Ekonomia Online

Megjithëse të gjithë anëtarët e Kardashian-Jenner u bashkuan për të festuar Pashkët, ish-burri i Kim Kardashian, Kanye West, nuk u pa askund.

Sidoqoftë, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka mënyrën e vet për ta mbajtur atë brenda.

Derisa po mbante fansat e azhurnuar për kremtimet e tyre përmes rrjeteve sociale, diçka tjetër nga Kim u ka rënë në sy fansave.

Por, ajo që bëri përdoruesit e rrjeteve sociale të flisnin ishte postimi i Kim Kardashian me një palë veshje sportive ngjyrë të verdhë.

Në veshjen e publikuar në Twitter e Instagram, Kim krahas dukjes atraktive mbante një palë pandofle ‘Yeezy’, nga një linjë e re e Kanye West.

“Kim ende promovon Yeezy të Kanye”, tha një fans.

“Kim ka të gjitha linjat e papublikuara nga Yeezy”, vazhdoi një tjetër.

Sidoqoftë, çifti i famshëm u ndanë në shkurt të këtij viti pas gjashtë vitesh së bashku duke përmendur në divorc ‘ndryshime të papajtueshme’.

Kardashian apeloi në gjykatë për kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike të fëmijëve të tyre.

Dyshja ndajnë katër fëmijë së bashku; North, shtatë vjeçe, Saint, pesë, Çhicago, tre, dhe Psalm, një vjeç.

Të ngjashme