Kim kopjon Beyoncen në Met Gala

Prishtinë | 09 Maj 2018 | 12:54 | Nga

Kim Kardashian, u frymëzua nga diva e muzikës botërore, Beyonce për fustanin e saj të dytë në Met Gala 2018. Ylli i serialit “Keeping Up With Kardashians”, dukej e mrekullueshme me fustanin e parë gold (floriri), një zgjedhje kjo që i përshtatej më së miri asaj. Kim zgjodhi që në festë të ndërrohej dhe të vishte sërish një fustan të dytë nga Versace.

Mirëpo kjo zgjedhje e fustanit të shkurtër, me rripa të shumtë në pjesën e gjoksit, ka qenë zgjedhja e Beyonce në vitin 2011.

Mbreteresha Beyonce, e ka veshur këtë fustan në kopertinën e revistës “Complex”, ndërsa Kim vendosi ta veshë një të tillë, në festën e organizuar pas Met Gala 2018. Tashmë që i keni parë të dyja vajzat, cilës mendoni se i shkon më shumë?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme