Kim poston foto të rrallë me Kanye dhe tre fëmijët

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 09:13 | Nga

Kim Kardashian nuk lë gjë pa postuar nëpër rrjetet sociale. Ka shumë ndjekës dhe gjithmonë kujdeset që t’ju ofrojë fansave postime interesante, shpesh edhe tejet seksi.

Megjithatë nëpër rrjetet sociale rrallë herë poston foto me gjithë familjen së bashku.

Kësaj radhe Kim ka postuar një fotografi me bashkëshortin Kanye dhe tre fëmijër, North, Saint dhe të voglën Chicago.

Çifti duken shumë bukur, ku Kanye ka të veshur një këmishë të bardhë ndërsa Kim një fustan ngjyrë krem.

E duket që Kim ka pasur probleme derisa ka realizuar këtë fotografi.

“Është e vështirë të bësh një foto familjare. Këtë mezi e realizuam para se fëmijët të fillonin dhe të qanin. Mendoj se edhe unë kam qarë” ka shkruar Kim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme