Kim rikujton tmerrin e Parisit: Më tërhoqën zvarrë në korridor

Prishtinë | 14 Mar 2017 | 11:07 | Nga

Kim Kardashian ka kujtuar e emocionuar momentin e tmerrshëm të grabitjes në Paris në episodin e sezonit të 13 të “Keeping Up With The Kardashians”.
Në videon e publikuar nga xhirimet, ylli televiziv shihet teksa shpërthen në lot kur kujton momentin se si ajo i ishte lutur grabitësve që ta linin të jetonte.

“Ata më kërkuan para, por unë iu thash se nuk kisha asnjë. Ata më tërhoqën zvarrë në korridor deri në fillim të shkallëve. Pastaj pash një pistoletë”.

Ekspozimi i tepruar në rrjetet sociale u spekulua si një prej arsyeve që ajo ra pre e hajnave

“Njëherë shikoja armën dhe njëherë shikoja shkallët. Në momentin që më bllokuan gojën, pashë armën. ‘Ju lutem, më lini të jetoj, unë kam një familje’”, ka rrëfyer Kim t’iu ketë thënë grabitësve.

Kujtojmë se në muajin tetor, Kardashian ishte shënjestër e një vjedhjeje në Paris, ku u mbajt me armë dhe e lidhur.

Asaj iu vodhën stoli në vlerë prej afro 11 milionë euro.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme