Kimi u plaçkit nga shqiptarët dhe serbët

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 16:01 | Nga

Pas informatës për plaçkitje të Kim Kardashianit në Paris, tani burime të afërta me autoritetet policore franceze kanë bërë të ditur se besohet se autorë të kësaj plaçkitjeje spektakulare janë një grup i përbërë nga shqiptarët, serbët dhe rumunët, të cilët operojnë nëpër shtetet evropiane.

Edhe pse kjo informatë nuk është ende zyrtare, një burim që është i afërt me këtë ngjarje ka konfirmuar se shqiptarët dhe serbët janë autorë të këtij krimi.

Një ditë pas plaçkitjes gjatë të cilët asaj iu vodhën stoli në vlerë mbi 10 milionë dollarë, policia dhe truprojat dyshojnë se plaçkitësit kanë pasur njeriun e tyre brenda, i cili i ka informuar se kur Kim do të mbetej e vetme në dhomën e hotelit.

Plaçkitësit rreth orës 3 të mëngjesit fillimisht kishin hyrë në dhomën e Kim-it në katin e dytë dhe gjysmë të zhveshur e kanë tërhequr nga shtrati, ia kanë lidhur duart dhe këmbët dhe e kanë hedhur në vaskë. Siç ka deklaruar Kim më pas për policinë, ajo i kishte lutur që t’ia kursenin jetën, duke bërtitur se ka dy fëmijë të vegjël, para se të kuptonte se e vetmja gjë që ata dëshironin ishin stolitë e saj të shtrenjta.

Posa u kishte treguar se ku gjendej unaza e saj në vlerë 4 milionë dollarë, ata kishin marrë kutinë me stoli dhe e kishte braktisur ndërtesën me biçikleta.

Ndihmën e kishte thirrur mikja e Kim-it nga kati i parë, kur kishte dëgjuar zhurmën dhe pastaj e kishte thirrur truprojën Pascal Duvier, i cili gjatë asaj kohe po i ruante motrat e Kim-it, Kourtney dhe Kendall në klubin e natës “Arc”. Edhe pse ai kishte arritur brenda dy minutave, ishte tepër vonë për të ndalur keqbërësit.

Pas dhënies së deklaratës për policinë, Kim është kthyer në SHBA, mirëpo ajo tani frikohet nga shantazhi i mundshëm. Në të vërtetë, së bashku me stolitë, plaçkitësit kishin marrë edhe dy celularë të Kimit, në të cilët gjenden sasi e madhe e fotove dhe video eksplicite, por edhe informata të rëndësishme, të cilat ata mund të tentojnë t’i shesin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme