Kirsten Dunst është shtatzënë me fëmijën e dytë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Aktorja 38-vjeçare, Kirsten Dunst, është në pritje të fëmijës së dytë.

Ylli i hollywoodit e cila tashmë e ka një djalë tre vjeçar me aktorin Jesse Plemons, ka treguar që foshnja do të vijë në jetë kah fundi i vitit.

Dunst e cila në vitin 2017 u fejua me ish-kolegun nga seriali hit “Fargo”, Plemons, e bëri publik lajmin e gëzuar të shtatzënisë së dytë përmes revistës “W ”.

Aktorja e njohur për role në filma të shumtë me buxhet të lartë, e ka realizuar një fotosesion për revistën ku shfaqet me barkun e fryrë. Fotot të cilat vijnë me shumë stil, janë realizuar nga regjisorja dhe mikesha e kamotshme e Dinstit, Sofia Coppola.

Kirsten e cila ka bashkëpunuar me Sofian në filma të tillë si, “The Virgin Suicides” dhe “The Beguiled”, për shoqërinë me regjisoren e shpërblyer me Oscar tha: “Është shumë bukur ta kesh një shoqëri të këtillë ku jeni aq të afërta dhe jeni të përfshira në jetën e njëra-tjetrës dhe në momentet më të rëndësishme siç është lindja e fëmijëve. Të jem e sinqertë, pas bashkëpunimeve profesionale rrallë herë vazhdojnë shoqëritë që i krijon me disa njerëz, dhe nuk ndodhë shpesh që këta bashkëpunëtorë të të njohin për një kohë të gjatë, edhe pse nuk janë familjarë”.

Edhe shtatzëninë e parë aktorja e filmave “Spider-Man” e kishte bërë publike përmes një fotosesioni të publikuar në revistën “W”.

Ndërkohë, në të kaluarën Dunst e ka pranuar se për të është më lehët të punojë në filma, sesa të qëndrojnë në shtëpi duke i rritur fëmijët.

Të ngjashme