Kishte plane bashkë me reperin që vdiq në aksident, reagon e shokuar Morena

Prishtinë | 02 Sht 2021 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit në Atikë dhe ka humbur jetën reperi i famshëm grek, Mad Clip.

Policia ka deklaruar se reperi që po kthehej nga një dasmë humbi kontrollin e automjetit që po drejtonte dhe u përplas në një pemë. Përplasja ishte aq e rëndë sa shoferi u bllokua brenda automjetit dhe u deshën rreth dy orë që zjarrfikësit ta nxirrnin nga makina e shkatërruar.

Por ai duket të ketë pasur miqësi dhe plane për këngë me Morena Tarakun.

Kjo e fundit e shokuar, ka reaguar në rrjete sociale.

“Nuk mund ta besoj vëlla, prehu në paqe. Kënga na mbeti”, ka shkuar Taraku.

Të ngjashme