Kjo është arsyeja pse Dhurata Dora ndërroi mbiemrin (Foto)

Prishtinë | 23 Dhj 2016 | 16:04 | Nga

Këngëtarja Dhurata Dora është pëlqyer shumë nga publiku, që në debutimin e saj të parë.

Vajza e cila erdhi nga Gjermania për të krijuar karrierën e saj muzikore në Kosovë, bëri bujë të madhe me këngët dhe performancat, të cilët i dhanë asaj një tjetër epitet, tashmë si një artiste e njohur në trojet shqiptare.

Ajo është e njohur për publikun si Dhurata Dora, edhe pse mbiemri i saj i vërtetë, të cilët pak e dijnë është Murturi.

Por, së fundmi, përmes një fotografie të publikuar në llogarinë personale në SnapChat, ajo ka sqaruar se arsyeja pse është Dora mbiemri që përdorë, është se jetesa në Gjermani ka bërë që gjermanët të mos ia shqiptojnë dot emrin me shkronjë “DH”, ndaj si alternativë, ajo gjithmonë quhej “Dorata”.

Prandaj, shkurtesa e emrit “Dorata”, është “Dora”, mbiemri që këngëtarja përdorë aktualisht.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme