Kjo është video ku Dardi tallet me Policinë e Kosovës dhe më pas u arrestua

Prishtinë | 16 Jan 2022 | 12:11 | Nga Ekonomia Online

Sot policia ka arrestuar një person me incicialet D.M., për lajmërim të rrejshëm.

Personi i arrestuar tashmë është i njohur për publikun me shkurtesën “Dardi”, i cili është shumë aktiv në rrjetet sociale.

Në një ‘live’ që kishte bërë së bashku me një person tjetër, Dardi e pranon sfidën për të lajmëruar policinë duke ju thënë se po ndihet i kërcënuar nga disa persona.

Dardi dhe personi tjetër me emrin Valmir e marrin me humor të gjithë ngjarjen, teksa Dardi gënjen zyrtarin policor në telefon se është rrethuar nga disa persona që kinse do ta rrahin.

Polici në anën tjetër i thotë të qëndrojë aty ku është, pasi që për pak do të reagojë policia.

E “humori” si duket i ka kushtuar Dardit me arrestim nga ana e Policisë së Kosovës.

Kjo për shkak se ndaj tij është inicuar rasti për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme