Festa luksoze e vajzës së Norës, Renee (Video)

Prishtinë | 16 Maj 2017 | 11:15 | Nga

Një ditë më parë për çiftin e njohur këngëtaren Nora Istrefi dhe bashkëshortin e saj Robert Berisha ishte ditë feste.

Kjo për arsye se dje festoi ditëlindjen e saj vajza e tyre Renee, transmeton Gazeta Express.

Renee e vogël dje mbushi 2 vjet.

E prindërit e saj janë kujdesur që ditëlindjen e saj ta bëjnë sa më të veçantë duke organizuar një festë të mrekullueshme.

Gjithçka dukej aq bukur, e dekoruar në atë mënyrë saqë ngjante në festën e një princeshe.

E dekoruar me balona e ngjyra të kuqe, e një tortë të bukur, çifti i njohur kishin menduar çdo detaj.

Deri më tani i keni parë të gjitha fotot nga festa, e dhuratën e këngëtares së njohur Era Istrefi që ka bërë për mbesën e saj Renee.
Ajo i kishte dhuruar një veturë lodër të kuqe e të bukur.
Mirëpo Express ka siguruar një video brenda kësaj feste luksoze.

Në këtë video shihet momenti kur Nora së bashku me Renee fyejnë qirinjtë, e derisa të gjithë të pranishmit e këndojnë këngën “Shumë urime për ty”.

Për më shumë shikoni videon më poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme