Klarinetistja që udhëton nëpër botë edhe me vepra nga Kosova

Prishtinë | 15 Kor 2018 | 10:28 | Nga

Barbara Borowicz mund të mos jetë emër i njohur në Kosovë, por audienca nëpër botë, po dëgjon prej saj edhe vepra të kompozitorëve shqiptarë.

Klarinetistja polake me nam në pesë kontinente, njihet për repertorin e saj të veçantë muzikor, në të cilin muzika e vendlindjes – është lindur më 1988 në Poznań të Polonisë – theksohet qëllimshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo thotë se nuk kufizohet në stile a kohë, dhe pëlqen që të interpretojë edhe vepra kontemporane të shkruara enkas për të.

Kësisoj, së fundi, ajo ka përfshirë në koncertet e saja para audiencave botërore, edhe vepra të kompozitorëve Mendi Mengjiqi e Artan Hasani. Një vepër të këtij të fundit, e ka interpretuar së fundmi në Belgjikë.

Në një bisedë për “Kohën Ditore”, Borowicz e përmbledh krejt rrugëtimin muzikor, duke u ndalur në momentet më të rëndësishme që shënuan formësimin e saj. Klarineti qe një zgjedhje aksidentale. Por dekada më vonë, u dëshmua të jetë e duhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme