Klea Huta rikthehet pas një kohe të gjatë me këngë të re, vjen me “Dikë si ti”

Prishtinë | 10 Qer 2021 | 20:13 | Nga Ekonomia Online

Artistja shqiptare, Klea Huta, është rikthyer me projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Ajo ditën e sotme (e enjte) ka prezantuar këngën e re të titulluar “Dikë si ti”.

Projekti po ashtu është kompletuar edhe nga ana vizuale, ndërsa këngëtarja vjen me një paraqitje atraktive.

Tekstin e ka shkruar vet artistja në bashkëpunim me partnerin e saj, kompozitorin Elgit Doda, teksa ky i fundit ka bërë edhe producimin.

Miksimi dhe masterimi i këngës u realizua nga Marenglen Boja.

Videoja ndërkohë i është besuar produksionit ‘Fullmoon production’.

E fundit e publikua nga Huta mban titullin “Bla bla bla”, e lansuar në maj të vitit 2018.

Të ngjashme