Klipi i Taynës dhe Mozzik i ngjashëm me atë të Dhurata Dorës dhe Soolking

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Ditën e sotme Tayna dhe Mozzik lansuan projektin e përbashkët, këngën me titull “Edhe ti”, shkruan GazetaBlic.

Edhe pse dyshja kishin caktuar datë tjetër për ta publikuar, kënga doli sot, pasi ditën e djeshme u vodh dhe u shpërnda në rrjete sociale.

Mirëpo, po ta vini re, ky klip ngjason në disa pjesë të tij me këngën e Dhurata Dorës me Soolking, kënga me titull “Zemër”.

Klipi Tayna ft. Mozzik

Koncept i ngjashëm duket në dy sekuenca të këtyre klipeve, pranë makinave luksoze, dhe pallatit brenda të cilit janë realizuar klipet.

Klipi – Dhurata Dora ft. Soolking


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme