Komedia e BBC e portretizon Meghanin si të klasës së ulët amerikane që kërcënon Kate

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

BBC do të transmetojë një komedi që portretizon dukeshën e Sussex-it si një “person i klasës së ulët të varfër” amerikane, e cila e kërcënon kunatën e saj, dukeshën e Cambridge për shkak të xhelozisë.

Programi i BBC Two, “Tonight With Vladimir Putin”, është një shfaqje që përdor teknologjinë dixhitale 3D për personazhet e tyre, njofton Klan Kosova.

Të dy episodet, që do të shfaqen, shfaqet Meghan Markle si personazh, e cila do të ballafaqohet me pyetjet e publikut.

Kur asaj i bëhet pyetja se “Çka të bën më shumë nervoz?”, përgjigja e saj lidhet me dukeshën e Cambridge, e cila i kërkon t’ia huazojë furçën e saj të flokëve.

“Unë i them jo dhe e dal nga dhoma. Kur kthehem e shoh furçën e flokëve të mbushur flokë të dendur gri. Unë i them rri jashtë dhomës sime ose do të ju pres, Kate”.

Pastaj Meghan do të pyetet për babanë e saj.

“Do të doja të dija: si është baba yt?”, pyet një anëtar i publikut.

“Pyetje e madhe. Tjetri”.

Të ngjashme