Komedia romantike e Jennifer Lopez, “Shotgun Wedding” do të ketë premierën verën e ardhshme

Prishtinë | 29 Pri 2021 | 11:59 | Nga Ekonomia Online

“Shotgun Wedding”, një komedi romantike me protagonistë Jennifer Lopez dhe Josh Duhamel, do të mbërrijë në ekran në verën e ardhshme.

Filmi i ‘Lionsgate’ është planifikuar të shfaqet më 29 qershor të vitit 2022.

Në “Shotgun Wedding”, Darcy e luajtur nga (Lopez) dhe Tom nga (Duhamel) mbledhin familjet e tyre për një martesë.

Armie Hammer ishte vendosur më parë të luante përkrah Lopez, por u tërhoq nga filmi në janar pas akuzave për abuzim seksual.

Pak pas largimit, “Shotgun Wedding” filloi xhirimet të cilat u përfunduan në fillim të kësaj jave.

Jason Moore qëndron prapa kësaj komedie të shkruar nga krijuesja e “New Girl”, Elizabeth Meriwether dhe Mark Hammer.

Në film interpretojnë gjithashtu: Jennifer Colidge, Lenny Kravitz dhe Cheech Marin.

‘Lionsgate’ ka vendosur datat e shfaqjes edhe për filma të tjerë, “The Protege” më 20 gusht 2021 dhe “White Bird: A Wonder Story”, më 16 shtator 2022. 

Të ngjashme