Komenti i Beatrix-it te fotoja e Bora Zemanit po shpërthen me replika

Prishtinë | 29 Nën 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Raporti i afërt mes prezantuesit Donald Veshaj dhe këngëtares Beatrix Ramosaj ka marrë vëmendje të madhe kohëve të fundit.

Raportet mes tyre kanë avancuar brenda shtëpisë, teksa dyshja u pa edhe duke u larë së bashku në dush. E kjo i futi të gjithë në dyshime se mes tyre ka mund të lindë diçka më shumë sesa miqësia.

Teksa raportet mes tyre po shkojnë duke “përparuar”, jashtë spektaklit janë ngritur dyshime të mëdha madje në qendër të vëmendjes është kthyer një koment që Beatrix ia kishte bërë Borës, shkruan Express Rozë.

Fotografia që ish-partnerja e Donaldit, moderatorja Bora Zemani hodhi në Instagramin e saj natën kur takoi Donaldin, u komentua edhe nga Beatrix Ramosaj e cila atëkohë ishte jashtë shtëpisë Big Brother Vip.

Beatrix kishte shkruar se i ka çmendur fqinjët duke bërtitur nga emocionet që kishte përjetuar nga takimi Bora-Donald.

“Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshit duke bërtit. Të dua zemër”, kishte shkruar Beatrix në postimin e Zemanit në Instagram.

Tani komenti i saj po replikohet në Instagram si kurrë më parë, janë më shumë se 94 komentues që kanë kritikuar këngëtaren, duke përdorur edhe gjuhë ofenduese ndaj saj për raportin e afërt me Donaldin.

Donaldi nga ana tjetër brenda shtëpisë ka folur disa herë për lidhjen me prezantuesen Bora Zemani, ai ka treguar se kanë lënë pezull romancën e tyre të dashurisë dhe porsa të dalë nga aty do të ketë takim me prezentuesën për t’ia dhënë lidhjes një kahje. /Express Rozë/

Të ngjashme