Kompania gjigante flet shqip, figurë kryesore Dua Lipa

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Dua Lipa ka qenë prej kohësh imazh i Puma-s. Por tani po e çojnë partneritetin e tyre një hap më përpara me bashkëpunimin e tyre të parë. Pasi u emërua vjeshtën e kaluar si ambasadore e markës, këngëtarja shqiptare dhe Puma po nxjerrin në treg një koleksion të titulluar në shqip “Flutur”.

Koleksioni i frymëzuar nga vitet ’90 do të përfshijë katër pjesë në stilet e veshjeve dhe këpucëve dhe përmban një logo të re që kombinon logon e Puma-s me një flutur.

“Për mua, fluturat janë më shumë se thjesht krijesa të bukura. Ato përfaqësojnë shumë, si transformimin, shpresën dhe metamorfozën.Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua.”, tha Lipa.

Ajo u emërua si imazhi i markës në nëntor 2020, në krye të fushatës “She Moves Us” që inkurajon gratë të lidhen përmes sportit dhe kulturës.

“Flutur” do të publikohet më 18 dhjetor në faqen e Puma-s dhe në dyqane. 

Të ngjashme