Komuna e Prishtinës jep 50 mijë euro për koncertin e Dua Lipës

Prishtinë | 22 Kor 2016 | 16:28 | Nga

Komuna e Prishtinës ka ndarë 50 mijë euro për organizimin e koncertit të këngëtares me famë botërore Dua Lipa më 09 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar nga kjo komunë këto mjete dedikohen shpenzimet teknike të organizimit të koncertit siç janë: skena, ndriçimi i saj, sigurimi i afërt, biletat e aeroplanit,  hotelin ku do të qëndrojë këngëtarja, etj.

Kjo e fundit do të vie në Prishtinë më 7 gusht, dy ditë para mbajtjes së koncertit, ndërkaq, parata për shitjen e biletave do të shkojnë për bamirësi në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Biletat  për këtë koncert do të shiten nga 10 deri në 15 euro.

komuna e prishtines 3

 

komuna e prishtines 2

 

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme