Komuniteti shqiptar “ndihet i diskriminuar” me ndalimin e Alba Festival

Prishtinë | 07 Sht 2021 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Dëshpërimi është për aq më i madh pasi aktivitete të ngjashme janë lejuar të mbahen këtë fundjavë, si “Pride” në Gjenevë dhe Openair në Greifensee.

Gjendja në hapësirën ku do të mbahej festivali, në Hardturm të Cyrihut, duket e trishtuar. Aty tashmë ishin ngritur skenat dhe stendat e shumta.

Por, pa filluar fare festivali, të gjitha duhet të çmontohen përsëri. Kjo, për faktin se vendimi për anulimin e festivalit është marrë vetëm një ditë para mbajtjes: “Alba Festival”, i cili do të zhvillohej këtë fundjavë, është anuluar përfundimisht, skruan srf.ch.

Rreth 20,000 vizitorë sa priteshin të merrnin pjesë, duhet të qëndrojnë në shtëpi.

Kur organizatorët njoftuan anulimin në afat kaq të shkurtër ishte i kuptueshëm nxitimi i madh i mediave për të kuptuar arsyen. Organizatori ka mbajtur të premten një konferencë për media, ku do të shpjegonte gjendjen. albinfo.ch ka qenë e pranishme në këtë konferencë.

“Zhgënjimi im është natyrisht jashtëzakonisht i madh. Unë me të vërtetë prisja me gëzim fundjavën. Për këtë arsye zhgënjimi është edhe më i madh”, është shprehur organizatori i Alba Festival-it, Adem Morina.

Në këtë moment, nuk është ende e mundur të thuhet se sa i madh do të jetë dëmi financiar i shkaktuar nga anulimi, është shprehur ai para gazetarëve. Por, një gjë është e sigurt: “Dëmi emocional është jashtëzakonisht i madh”.

Politikanët e Cyrihut, me prejardhje shqiptare, Përparim Avdili (FDP) dhe Reis Luzhnica (PS) shprehin moskuptim në lidhje me tërheqjen afatshkurtër të lejes për mbajtjen e festivalit. Ky moskuptim është për aq më i madh kur dihet se aktivitete tjera të mëdha janë lejuar të zhvillohen këtë fundjavë – përfshirë këtu “Pride” në Cyrih dhe Openair në Greifensee.

Të ngjashme