Konfirmohet data e re e koncertit, Maluma në Tiranë më 6 shtator

Prishtinë | 19 Mar 2020 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Këngëtari me famë botërore, Maluma kishte paraparë të mbante për herë të parë koncert në Shqipëri, më datë 14 mars.

Mirëpo për shkak të gjendjes emergjente të shpallur si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19, koncerti u anulua dhe madje i gjithë turneu i 26-vjeçarit u shtye për një kohë të pacaktuar.

Mirëpo së fundmi, Maluma ka konfirmuar datat e reja të turneuttë tij “11/11”, ndër to edhe koncertin që do të mbahet në Tiranë.

Data e re e vendosur që koncerti të realizohet është 6 shtator 2020.

Lokacioni mbetet i njëjtë, sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë, gjersa para Tiranës, destinacioni i tij do të jetë Greqia.

E gjithë kjo pritet të ndodhë me shpresën se situata alarmante e krijuar për shkak të coronavirusit do të normalizohet deri atëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme