Konkurrentja bën veprimin që kujton Donaldin, Bora habit me reagimin

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Donald Veshaj ka qenë padyshim një ndër personazhet më të komentuar të këtyre muajve të fundit. Aktori i humorit mori vëmendje të madhe kur hyri në Big Brother VIP por dhe për trekëndëshin e dashurisë që u krijua mes tij, Bora Zemanit dhe Beatrix Ramosaj.

Megjithëse Donaldi dhe Bora kanë lënë pas historinë e tyre të dashurisë, ata vijojnë të komentohen. Situata më e fundit ndodhi ditën e djeshme në Përputhen, ku njëra prej konkurrenteve, Mikela gjatë një debati, shpërtheu duke thënë: “Po më lini të flas more vëlla. Do më lini të flas?”.

“Më lini të flas” është shprehja e famshme e aktorit të humorit brenda shtëpisë së BB. Kjo shkaktoi të qeshura mes konkurrentëve por si reagoi Bora. Epo edhe moderatores sigurisht që iu kujtua ish i dashuri i saj dhe nuk embajti do të qeshurën. “Qetësohu”, i tha ajo Mikelës duke qeshur. 

Të ngjashme