Kors blen Versacen për 2.1 miliardë dollarë

Prishtinë | 27 Sht 2018 | 14:55 | Nga

Blerja e shtëpisë italiane të modës “Versace” nga marka amerikane “Michael Kors” është zyrtarizuar tashmë për shumën e 2.1 miliardë dollarëve.

Kjo është parë edhe si rrëshkitja e një prej të fundit marka të pavarura italiane, në gjirin e një perandorie që do të rivalizojë konglomeratet e mëdha europiane “LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton SE”, që përfshin marka si “Givenchy”, “Fendi”, “Dior”; apo “Kering”, që mban “Gucci”, “Saint Laurent”, “Alexander McQueen”, “Balenciaga” dhe të tjera.

Me “Versace”-n dhe Jimmy Choo në pronësi, “Kors” që do ta ndërrojë emrin e kompanisë pas përfundimit të shitjes, po shkakton jo pak kaos në strukturën ekzistuese të pushtetit që ka dominuar modën e luksit që nga vitet 1990.

Çështja është nëse stilisti amerikan, drejtori ekzekutiv dhe presidenti John Idol, do të ketë apo jo sukses atje ku shumë të tjerë kanë dështuar; të ndërtojë grupin e parë luksoz amerikan.

Ndërsa gruaja e Kors është atletike dhe plot sharm, muza e “Versace”-s është një perëndeshë e bronztë, që pi shampanjë deri në orët e para të mëngjesit. Të dyja markat janë të njohura për joshjen dhe glamurin, edhe pse në anë të kundërta të spektrit, por bashkimi nuk dihet se çfarë rezultatesh do të japë.

Sidoqoftë, me Jimmy Choo dhe “Versace”-n, “Kors” tani ka hyrë në një lojë të madhe. Ka nisur të çajë në një arenë që është dominuar thellësisht nga konglomeratet europiane, e me këtë “Kors” po i jep modës luksoze amerikane një shtysë në skenën globale dhe po shemb kufijtë në botën e modës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme