Kosova e Shqipëria në Festivalin e Kanës, ministri Gashi takohet me artistë

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 11:51 | Nga

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Pavijonin e Kosovës në Kanë, ku u prit nga Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku.

Në takim ishte edhe Kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Ilir Butka. Të dy drejtorët e njoftuan Gashin për rrjedhën e punëve në Festivalin e Kanës dhe prezantimin e kinematografisë së Kosovës dhe Shqipërisë që po bëhet në tregun më të madh të filmit në botë.

Pastaj, siç thuhet në komunikatë, ministri zhvilloi edhe disa takime me udhëheqës të pavijoneve të vendeve të ndryshme e në theks të veçantë, takoi drejtorin e Fondit Izraelit të Filmit, Katriel Schorry, të cilin e falënderoi për ndihmën e veçantë që i ka bërë kinematografisë kosovare. Ministri takoi edhe përfaqësuesit e pavijonit të Turqisë ku takoi edhe artistët turq të cilët i inkurajoi të bashkëpunojnë edhe më shumë me Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme