Kosova hiqet nga harta – Dua Lipa nënshkruan peticionin

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Tash e sa ditë në rrjetet sociale po qarkullon një peticion me titull “Put Kosovo on the Map”, i cili i bën kërkesë kompanisë Apple që ta vendosë shtetin e Kosovës në hartën e saj.

Para pak orësh, edhe këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, e ka ndarë këtë peticion me 48 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke e përkrahur këtë iniciativë dhe duke e shtryëzuar edhe një herë zërin dhe famën e saj për ta ndihmuar Kosovën.

Iniciativa nisi pasi Apple Maps e përfshiu Kosovën në hartën e Serbisë.

Image

Të ngjashme