Kosova: Korbat, pëllumbat dhe Bill Clinton – shkruan gazeta austriake

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Gazeta e përditshme austriake Salzburger Nachrichten i ka kushtuar një artikull Kosovës ku ka përmendur korbat, pëllumbat e egër si the shtatoren e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

“Bill Clinton qëndroi aty dhe vështroi edhe një herë kah drejtimi ku kishte shumë sallone të thonjve dhe dyqane me këpucë shumë vezulluese dhe taka shumë të larta. Butiku Hillary 2 sapo po mbyllej, dyqanxhinjtë po shkonin drejt veturave të tyre të errëta të parkuara në trotuar përballë ndërtesës  Raiffeisen Bank. Vinte erë qebapësh dhe benzine kur  një pëllumb u ul mbi shtatoren e Bill Clinton”, kështu nis artikulli.

Gazeta austriake tregon se pse ish-presidenti amerikan është i rëndësishëm për shtetin e ri nga Ballkani.

“90 për qind e popullsisë janë myslimanë, gjysma e dy milionë banorëve janë më të rinj se 30 vjeç. Së paku në Prishtinë ka një bashkëjetesë jashtëzakonisht paqësore fetare, këtu jetojnë afro 1500 katolikë”.

Përveç popullsisë, në këtë shkrim përmendet edhe Prizreni si qytet i vjetër si dhe bukuria natyrore e grykës së Rugovës.

“Gryka e Rugovës afër Pejës është pothuajse 25 kilometra e gjatë, me rrugë për ngjitje dhe shtigje për ecje në distanca të gjata si ‘Majat e Ballkanit’, dhe është një nga grykat më të thella në Evropë”.

“Në daljen tjetër të grykës, rreth tre kilometra në perëndim të qendrës së Pejës, ndodhet Manastiri Patriarkal i Pejës. Aty, policia e Kosovës kontrollon me kujdes kartat e identitetit dhe fut shumë të dhëna në libra të trashë para se vizitorët të lejohen të shohin afreskat e mëdha të punuara në muret e manastirit – një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Të ngjashme