Kosovari me hit kundër racizmit

Prishtinë | 21 Gus 2020 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

The Awakening Hymn (Himni i Zgjimit), është kënga e artistit kosovar nga Islanda, The Great Jazzby (Jasmin Rexhepi).

Kënga ka një tekst epik, të bazuar në fjalët dhe tragjedinë e George Floyd dhe është lansuar në ora 18:46 me kohë të Minneapolis, pikërisht në kohën kur Floyd kishte vdekur.

The Awakening Hymn është projekt i The Great Jazzby, në bashkëpunim me veteranin e Hollywood Nick Jameson dhe artistin e talentuar francez Thincœur.

Kënga është në gjuhën Angleze dhe është shkruar nga Kosovaro-Islandez, i cili njihet për stilin e tij të veçantë të të shkruarit.

The Great Jazzby ka punuar si gazetar dhe filmbewrws, ndërsa prej disa vitesh ai ka pasur në bashkëpronësi klube dhe bare të ndryshme dhe ka punuar si promoter i muzikës. Ai njihet për organizimin e partyve të mëdha dhe njeriu i cili ka sjellë disa nga DJ-të më të njohur të muzikës elektronike në Islande.

The Great Jazzby ka bashkëpunuar edhe me festivale muzikore dhe klube të ndryshme nëpër Evrope, ndërsa ky është projekti i parë zyrtar në muzikë. Ai ka përfunduar tërë albumin dhe mbi pesë artistë nga e tërë bota këndojnë këngët e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme