Kosovari The Great Jazzby me këngë të re

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Artisti Kosovar i cili jeton ne Islandë, The Great Jazzby, ka lansuar këngën e tij të dytë e cila quhet Murr Murr.

Ai në bashkëpunim me yllin Islandez, Mugison, kanë rilansuar këtë projekt në tregun ndërkombëtar.

Versioni origjinal i këngës Murr Murr, ishte bërë nga artisti Mugison për filmin Hollywoodian/Islande, A Little Trip to Heaven, ku në rolet kryesore luajnë fituesi i Oskarit, Forest Whitaker dhe Jeremy Renner.

Ndërsa versioni i ri është bërë nga The Great Jazzby, një remix të cilin Mugison e ka mbështetur dhe ia ka autorizuar të drejtat autoriale artistit kosovar.

Kjo është kënga e dytë e The Great Jazzby, ku muaj më parë ai kishte lansuar këngën The Aëakening Hymn, në bashkëpunim me ish-anëtarin e bandit legjendar The Foghat, Nick Jameson.

Kujtojmë se regjisori dhe gazetari Jasmin Rexhepi është themelues i The Great Jazzby, projekt muzikor ky, në të cilin ai besohet se ka bashkëpunuar me shumë artistë ndërkombëtarë dhe këtë vit ai pret që të lansojë disa këngë tjera.

Image


Të ngjashme