Kourtney Kardashian merr vëmendje e veshur me kostum të larjes, pozon nga fusha e tenisit

Prishtinë | 05 Shk 2021 | 16:35 | Nga Ekonomia Online

Ajo është në rendin e personaliteteve me famë ndërkombëtare më të ndjekur në rrjete sociale.

Bëhet fjalë për Kourtney Kardashian, e cila herë pas here zgjedh të mahnit fansat përmes pozave të ndryshme, shkruan Daily Mail.

Nënë e tre fëmijëve, në një postim në rrjetin social Instagram ka zgjedhur të shpërndajë disa imazhe, me të cilat mori vëmendje të madhe.

Kourtney është parë duke marrë poza në një fushë të tenisit, ndërsa mbante të veshur kostum të larjes.

Me këtë rast ajo theksoi tiparet e bujshme trupore, për të cilat stërvitet në mënyrë të vazhdueshme në palestër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme