Krijuesi i faqes së filmave për të rritur i propozon martesë modeles ruse

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Modelja ruse që ndërpreu ndeshjen Tottenham-Liverpool ka marrë një propozim të bukur për martesë.

Krijuesi i faqes së filmave për të rritur, Vitaly Zdorovetskiy, i ka propozuar martesë të dashurës së tij, ruses, Kinsey Wolanski, shkruan lajmi.net.

Kjo pas përfundimit të ndeshjes Tottenham-Liverpool ku u shpallën kampion këta të fundit.

Modelja në fjalë mbrëmë ishte qendra e vëmendjes pasi hyri në fushë gjysmë e zhveshur kështu duke ‘çmendur’ të pranishmit.

I dashuri i saj më pas i kishte publikuar fotot në Instagram pranë të cilave ka thënë se ndihet shumë krenar me të.

Pastaj Vitaly i ka propozuar martesë bukuroshes bionde. Këtë e bëri pas një postimi në Twitter.

“Mezi pres të martohem me ty”, ka shkruar ai.

Të ngjashme