Kris Jenner thyen heshtjen, flet për herë të pas pas ndarjes së Kim Kardashian nga Kanye West

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Familja e Kim Kardashian ka reaguar pas ndarjes së saj nga Kanye West.

Lajmi u publikua muajin e kaluar se ylli televiziv, 40 vjeçe, kishte kërkuar divorc nga ikona e hip-hopit, 43 vjeç, pas më shumë se gjashtë vitesh së bashku.

Së fundmi, nëna e Kardashian, Kriss Jenner është shfaqur në “The Kyle&Jackie O Show” për të diskutuar për ndarjen e vajzës së saj.

“Unë mendoj se do jetë e vështirë gjithmonë në çdo kohë..e dini, ka shumë fëmijë”, ka thënë ajo E!News. “E mira e familjes sonë është se ne jemi aty për njëri-tjetrin dhe mbështetës dhe e duam njëri-tjetrin shumë, shumë, – kështu që e gjitha që dua është që ata dy të jenë të lumtur”.

“Dhe unë dua që fëmijët të jenë të lumtur. Ky është qëllimi”, shtoi ajo.

Kardashian dhe West ndajnë katër fëmijë: North, 7 vjeçe, Saint, 5, Çikago, 3, dhe Psalm, një vjeç.

“Unë mendoj se të gjithë e duam atë për familjet tona, vetëm të kemi mundësi të kemi dashurinë dhe vlerësimin e njëri-tjetrit dhe që të gjithë të jenë në rregull”, tha Jenner. “Kjo është ajo që ju dëshironi si nënë”.

Kim Kardashian West dhe Kris Jenner (Foto: Stefanie Keenan/Getty Images for ABA)

Shfaqja e famshme e familjes Kardashian “Keeping Up with the Kardashians”thuhet se do të transmetojë sezonin e tij të fundit këtë vit.

Të ngjashme