Kristjana sërish në telashe, përfundon në gjykatë

Prishtinë | 28 Dhj 2016 | 23:26 | Nga

Kristjana Ibro, balerina 18-vjeçare e cila ndryshe njihet edhe me emrin artistik Kristjana Saxobeat do të përballet në gjykatë me dy vepra penale.

“Panorama” meson se në datën 19 dhjetor në Gjykatën e Tiranës është regjistruar çështja për të pandehurën, të akuzuar për dy vepra penale: “Vjedhje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

NGJARJA

Në shtator të këtij viti Kristjana Saxobeat e akuzuar nga i dashuri biznesmen për grabitjen e një celulari “iPhone 6 plus”, thyeu urdhrin e arrestit.

“Më datë 11.09.2016, ora 19:30, në rrugën “Nikolla Lena”, u kap në flagrancë, jashtë ambienteve të banesës së saj, shtetasja Kristiana Kastriot Ibro, e datëlindjes 04.01.1998, banues në Tiranë, me arsim 12 klasë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me Vendim Nr. 2203, datë 02.09.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, për veprën penale të “Vjedhjes”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë”,- thuhej në deklaratën e policisë.

Që kur gjykata dha masën, Kristjana mohoi akuzat e biznesmenit 46-vjeçar me inicialet L.S. Ajo tha se ia kishte dhuruar celularin në momentin kur ka shkuar në banesën e tij bashkë me të motrën 16-vjecare. Sipas rrëfimit të saj të fundit për Bluetooth, ajo ka shkuar për t’i kërkuar biznesmenit 500 euro borxh, ndërsa ky i fundit i ka detyruar të konsumojnë kokainë, madje ka tentuar edhe ta përdhunojë.

Ibro tregoi se iku nga banesa e tij në një moment që doli nga shtëpia për të marrë doza të tjera kokaine.

“Ne shfrytëzuam atë moment për të ikur. Morëm telefonin që na kishte thënë se na e kishte bërë dhuratë”,- tha ajo.

ARRESTIMET

Kristjana Ibro, e njohur ndryshe si “Kristjana Sexobeat”, e cila u bë e njohur pas publikimit të bisedave intime me reperin Noizy.

Kristjana ka paaur një lidhje intime me 46-vjeçarin L.S, dhe pasi ka kaluar mbrëmjen në shtëpinë e tij, në mëngjes i ka vjedhur telefonin.

Sipas policisë, Kristjana Ibro u arrestua të nesërmen e ngjarjes, ndërsa më parë rezulton të jetë dënuar edhe për veprën penale, “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”

Ajo u arrestua nga policia me 29 gusht të 2014-ës pas një sherri banal me shoqen e ngushtë, Xhuljana Cela, e cila pas konfliktit në Gramsh humbi edhe fëmijën e saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme