Krizë mes çiftit, çka po mundohet të tregojë Tea me këto postime

Prishtinë | 21 Mar 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”  e cila doli çift me Andin nga emisioni dhe më pas konfirmoi lidhjen e saj me ish-konkurrentin, Beartin, duket se tani kanë filluar përçarja në mes tyre.

Tea mbrëmë ka bërë një pyetësor në rrjetin social “Instagram”, ku iu është përgjigjur disa pyetjeve të ndjekësve të saj, në disa fotografi të postuara ajo ka treguar se është në Stamboll së bashku me motrën dhe mikun e saj të ngushtë.

Tea dhe Bearti kanë qenë gjatë kësaj kohe një ndër çiftet më të komentuar në media e rrjete sociale dhe vazhdimisht kanë ndarë me publikun foto e video nga momentet e tyre. Ish-konkurrentja ka treguar më herët se në njëfarë mënyre po jetonin bashkë, pasi nuk ndaheshin asnjë moment nga njëri-tjetri.

Tea u bë tema kryesore e mediave rozë pas publikimit të fotografive me Beartin, ku doli përmes një videoje dhe tregoi të gjitha duke akuzuar edhe produksionin dhe autoren e këtij programi.

Dyshja kanë qenë të ftuar edhe në “Prime” të këtij emisioni duke treguar më shumë rreth marrëdhënieve të tyre, e që tani duket se kanë filluar të përçahen .

Fillimisht, Tea u pyet se a është e lumtur, e që përgjigja e saj habiti të gjithë duke treguar permes “InstaStory” që nuk është e lumtur.

Pastaj, ajo tregoi se nuk e kishte festuar ditëlindjen, pasi mendonte se ditëlindjet e saj ishin të mallkuara.

Ndërkohë në asnjërin prej postimeve të saj nuk pa Bearti, që supozohej të ishte gjithë kohës me të.

Më tej, Tea publikoi një tjetër postim i cili shkruante “Bëje veten të lumtur.”

Menjëherë pas këtij thumbi u “kundërpërgjigj” Bearti, i cili publikoi në InstaStory një fotografi të shenjës së tij të horoskopit.

“Si një Akrep, njerëzit s’e kuptojnë sa i sjellshëm je. Bëhesh i pamëshirshëm vetëm kur njerëzit të marrin për të mirëqenë”, ishin fjalët e tij.

Të ngjashme