Kryeministri Haradinaj uron Nexhmije Pagarushën për ditëlindjen e 85-të dhe dekorimin nga Trump

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 11:00 | Nga

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka uruar ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushëm për 85 vjetorin e lindjes së saj si dhe dekorimin nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Diva e këngës, Nexhmije Pagarusha, hyri në mbamendjën e të gjithë brezave, duke lidhë shekujt 20-21 përmes fijeve të arta të muzikës burimore shqiptare”, ka thënë Haradinaj.

“Ajo me “Bareshën” e famshme, dridhi zemrat e adhuruesve të këngës edhe jasht gjeografisë shqiptare, kudo që u shfaq, duke u dhënë vulën e personalitetit lirik perlave të thesarit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Urime për 85-vjetorin e lindjes “Bilbil i Kosovës”, urime dekorimi nga Presidenti Amerikan, Donald Trump, dhe falemnderit që i ke dhënë shumë shpirt e krenari këtij vendi”.

Të ngjashme