Kthehet Lando

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 08:01 | Nga Ekonomia Online

Katër vjet pasi që Forca zgjohet në filmin “Star Wars: The Force Awakens”, dhe dy vjet pasi që Luke Skywalker deklaroi se ai nuk do të jetë Jedi i fundit në filmin “Star Wars: The Last Jedi”, më në fund e dimë edhe titullin zyrtar të episodit të nëntë të franshizës.

Kur kthehemi në galaktikën e largët këtë dhjetor, përsëri nën udhëheqjen e J.J. Abrams, do ta shohim vazhdimin e tregimit me titullin “Star Wars: The Rise of Skywalker”, ndërsa ani kemi mundësi ta shohim edhe paralajmërimin e parë.

“The Rise of Skywalker” e vazhdon historinë menjëherë pas ngjarjeve në The Last Jedi. Kylo Ren, aka Ben Solo (Adam Driver), bëhet udhëheqës i Rendit të Parë pas vrasjes së Liderit Suprem Snoke. Rey (Daisy Ridley), Finn (John Boyega), Poe Dameron (Oscar Isaac) dhe gjenerata e re e luftëtarëve të Rezistencës përgatiten për betejën finale për ta shpëtuar galaktikën.

Image

Me gjeneratën e re, në filmat e rinj përsëri do ta kemi mundësinë t’i shohim disa fytyra të vjetra nga filmat origjinal: Mark Hamill do të jetë përsëri Luke Skywalker ndërsa të ndjerën Carrie Fisher për herë të fundit do ta shohim të shfaqet në rolin e gjenerales Leia Organa, falë pamjeve të cilat i kishte bërë duke e xhiruar filmin The Force Awakens. Me ta vjen edhe befasia: Billy Dee Williams kthehet si Lando Calrissian, shkruan KOHA Ditore.

Abrams tha se “The Rise of Skywalker” do ta shënojë fundin e një tjetër trilogjie. Se si planifikojnë ta përfundojnë tregimin dhe kush është Skywalker i ri, këtë do ta zbulojmë më 18 dhjetor kur filmi fillon të shfaqet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme